Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Alarmon Pacolli: Në Kosovë po importohet ushqim jashtë çdo norme të kualitetit

Prizren Post | 22:08 - 03.07.2017

“Alarmante… Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për t’u shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veçanta jashtë secilit standard”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Politikanët tanë (shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër, do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te merren me krijimin e kushteve që mallrat ushqimore që importohen t’i nënshtrohen kontrollimeve rigoroze”, thuhet në shkrimin e Pacollit.


Etiketa:
Arivisti Company