Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Alarmuese: Vetëm dje, rreth 90 aksidente trafiku

Prizren Post | 13:33 - 29.07.2017

Vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur afër 90 aksidente trafiku, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Sipas statistikave të policisë në 24 orëshin e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 89 aksidente trafiku.

Një nga më fatalet ishte ai tek rrethrrutullimi në Prishtinë ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Alidema nga Pozharani i Vitisë.

Nga 89 aksidentet e ndodhura 28 kanë qenë me lëndime.


Etiketa:
Arivisti Company