Albin Kurti: AAK lakmitare e pushtetit


E martë, 30 Gusht 2016

kurti

Albin Kurti, ish lider i Vetëvendosjes e tash deputet t kësja partie opozitare, ka deklaruar se me protesta do ta bllokohet demarkacioni të cilin ai e quan të Thaçit dhe Mustafës.

Në një intervistë për Periskopin, Albin Kurti flet për skandalin e përgjimeve ‘Dosja e Shefave’ e njohur ndryshe edhe si ‘Pronto II”. Sipas tij, këto përgjime, treguan edhe një herë se ‘ky pushtet është i korruptuar dhe i kriminalizuar’.

Ai flet edhe për protestën e 1 shtatorit për të cilën pret pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

Demarkacioni, sipas Kurtit, nuk do të kalojë. Ai thotë se këtë do ta ndalojnë qytetarët jashtë parlamentit dhe deputetët brenda Kuvendit. Kurti deklaron se pushteti po përvetëson pronat private në Kosovë e po falë tokën publike të Kosovës. Prandaj Demarkacioni, si i tillë, thotë Kurti, u konvenon vetëm katër njerëzve në Kosovë: Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe Murat Mehës.

Periskopi: Një koment të shkurtër për skandalin ‘Pronto’, ku janë të përfshirë krerë të pushtetit?

Albin Kurti: Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për njerëz të cilët janë të korruptuar dhe të kriminalizuar. Prejse ndodhen në pushtet e mbase edhe para kësaj, këta po tregojnë që drejtësia në Kosovë është e pamundur, se sistemi i drejtësisë dhe policia janë të kapur, prandaj çfarëdo sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të paraprihet prej qytetarëve të cilët ngritën dhe e rrëzojnë këtë Qeveri.

Periskopi: Në njërën nga këto përgjime, ju etiketoheni si pjesëtar i komunitetit LGBT. Cila është përgjigja juaj për këtë?

Albin Kurti: Unë besoj se është e kotë të merremi tash me sharjet dhe ofendimet e tilla sepse kjo tashmë më shumë flet për ata vetë se sa për këdo që ata flasin.

Periskopi: Rreth skandalit të përgjimeve, kanë qenë të pakta reagimet e AAK’së dhe partive tjera opozitare. Si e komentoni ju këtë?

Albin Kurti: Udhëheqja e AAK’së dhe NSIMA’s është tepër e qetë për të qenë e brengosur dhe unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësinë e NSIMAS dhe AAK’së që më datën 1 shtator të jenë në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe në shesin ‘Skënderbe’ për shkak se, ne vetëm duke pasur Republikë, mund të jemi qytetarë dhe data 1 shtator është data vendimtare për këtë gjë. Protestat që kemi zhvilluar në të kaluarën, nuk kanë kuptim pa u pasuar me protestën e 1 shtatorit, pra të enjten e ardhshme.

Periskopi: A e keni ftuar AAK’në dhe NISMA’n në protesën e 1 shtatorit?

Albin Kurti: Gjithmonë dhe vazhdimisht. Pra, ne jemi ata të cilët i kemi ftuar këta krerët e partive opozitare, mirëpo nuk ka pasur as gatishmëri as interesim.

Periskopi: A mendoni se AAK po bën një parapërgatitje që të futet në një koalicion të mundshëm me PDK’në?

Albin Kurti: E kemi paralajmëruar qysh më herët komunikimin flirtues me pushtetin dhe unë besoj se zemërimi i udhëheqjes së AAK’së ka qenë më i vogël se sa lakmia. Pra zemërimi me gjendjen aktuale ka qenë më i vogël se sa lakmia për pushtet dhe kjo i ka zmbrapsur nga rezistenca dhe qëndrueshmëria e tyre?

Periskopi: A mendoni se protesta do të arrijë ta ndalë demarkacionin?

Albin Kurti: Kjo protestë nuk është protestë e VV’së. Është proteste e qytetarëve të cilët janë të vendosur ta ndalojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, për shkak se nëse kalon një ratifikim i tillë, Kosova vuloset si një vend që nuk ka kufij dhe rrjedhimisht nuk ka territor dhe të gjithë të tjerët mund të pretendojnë territorin e Kosovës, sepse shteti i Kosovës për shkak të kësaj qeverie, bazohet vetëm në dokumentacionin kadastral.

Periskopi: Çka nëse ratifikohet demarkacioni?

Albin Kurti: Kjo marrëveshje nuk do të ratifikohet. Unë jam shumë optimist se ne do ta parandalojmë atë, duke iu falënderuar padëgjueshmërisë parlamentare dhe protestës qytetare.

Periskopi: A prisni pjesëmarrje të lartë në protestën e 1 shtatorit?

Albin Kurti: Presim edhe pjesëmarrje të lartë edhe veprim të fuqishëm, edhe të neve brenda Kuvendit edhe jashtë Kuvendit sepse Kosova nuk ka tokë për të falur e as gjak për të shkelur, sepse në ata 8 mijë e 200 hektarë, kemi edhe pasuri e bukuri natyrore por kemi edhe dëshmorë e beteja. Pra, ne nuk mund të heqim dorë prej dëshmorëve të kombit e prej betejave çlirimtare. Janë Thaçi e Mustafa që duhet të japin dorëheqje.

Periskopi: Marrëveshja e ka mbështetjen e plotë të ambasadorit amerikan, BE’së…?

Albin Kurti: Unë i kam lexuar ndryshe ato deklarata duke u bazuar në atë që kam dëgjuar e kjo është se ambasadori amerikan ka thënë se pavarësisht se si do të votohet, kur do të votohet, ne do të mbesim miqtë tuaj dhe partneriteti e aleanca janë të pacenueshme. Gjithashtu edhe Bashkimi Evropian edhe ambasadori britanik kanë thënë se kjo është çështje e shtetit tuaj. Pra, cili është kuptimi që ne kemi bërë pavarësinë e Kosovës dhe duam ta bëjmë Kosovën sovrane nëse çfarëdo deklarate e keqinterpretuar mund të na luhas. Sepse nuk kanë thënë ata se ky demarkacion duhet të votohet. Kosova ka nevojë për demarkacion, por Kosova nuk ka nevojë për këso demarkacioni. Për këtë demarkacion ka nevojë Hashim Thaçi, Murat Meha, Skënder Hyseni dhe Isa Mustfa. Këta janë katërshja që kanë nevojë për këtë demarkacion. Ne kemi nevojë për demarkacionin tjetër, i cili e mban kufirin aty ku ka qenë gjithmonë, pra në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe dihet që edhe me vetë hartat që i ka punuar Murat Meha, në vitin 1984 i ka publikuar edhe Rilindja… kufiri është te Cakorri dhe Bjelluha ndodhet brenda territorit të Kosovës. Pra, ky njeri e ka shkelur edhe punimin e vet të diplomës. Në anën tonë janë edhe e drejta edhe shkenca, në anën e tyre janë tradhtia edhe mashtrimi. Sepse në anën tonë janë qytetarët dhe ekspertët ndërkaq në anën e tyre janë krimi edhe korrupsioni.

Periskopi: Edhe nga ambasadorët ka një heshtje përballë ‘Pronto II”. Si e komentoni ju këtë?

Albin Kurti: Qysh para se më shumë se tri viteve në Kuvendin e Kosovës u pata thënë që ambasadorët e huaj nuk kanë nevojë ta mbrojnë Vetëvendosjen, por ta flasin të vërtetën për politikanët qeveritarë. Nuk po e bëjnë as sot e kësaj dite. Nuk mjafton thjesht të thuhet askush mbi ligjin dhe të veprojë drejtësia. Nga episodet e Pronto 2’shit po e shohim që ligjie e drejtësia janë të kapur. Në Kosovë drejtësia është aksident, në Kosovë ka sistem të padrejtësisë dhe më pak se 2 për qind t’i ndahet buxheti t’i ndahet drejtësisë, me prokurorë e gjykatës të cilët me telefon i emëron e shkarkon Grabovci, me policë të cilët duhet të konsultohen me Grabovcin me Thacin e me Veselin, tregon edhe një herë se Republika nuk mbrohet sot në instuticone, se institucionet e sistemit janë të kapura, shteti i Kosovës është shtet i kapur dhe rrjedhimisht shtet i dobët.

Periskopi: Si janë raportet e VV’së me ambasadorët e huaj?

Albin Kurti: Ka zyrtarë të VV’së që kohë pas kohe janë takuar me këta ambasadorë, por unë po e përsëris se vendimtare dhe thelbësore nuk janë këto takime. Vendimtare dhe thelbësore janë veprimet e deputetëve ne Kuvend dhe e qytetarëve në shesh. Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë dy ndihma tejet të mëdha Kosovës, në historinë tonë më të re, në bombardimet e NATO’s kundër Jugosllavisë më 1999 dhe me ndihmën dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjes nga tashmë 111 vende gjithsej, por ata tash nuk mund të merren me puënt tona të shtetësisë, me ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, këto tashmë janë detyrë e jona. Pra, ata e konsiderojnë veten shtet mik të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ata punën më të madhe ekane me qeveriinë mirëpo punën më të madhe me qeverinë e kemi edhe ne, që duhhet ta përmbysim këtë konjukture qeverisëse e cila ka grumbulluar pasuri në Prishtinë dhe në qytete tjera dhe tokat kufitare në kufijtë e territorit të Kosoovës, i falë. Pra privatisht këta grumbullojnë pasuri, publikisht këta falin pasuri të Kosovës. Grumbolljnë pasuri për vete, e falin pasuri të Kosovës. Janë centripetal privatisht e janë centrifugal publikisht, prandaj ata duhet të shkojnë një ditë e më parë.

Periskopi: Cilat janë komentet tuaja për raportimet se VV ka punësuar më shumë se 250 militantë në Komunën e Prishtinës?

Albin Kurti: Po njerëzit që kanë mirëmbajtur mafian ndërtimore në Prishtinë janë shumë të brengosur që tashmë ne e kemi ndalur korrupsionin dhe ndërtimet pa leje në Prishtinë. Pra, ne kemi ndalur krimin dhe korrupsion që kanë shndërruar në normë pune e në vlerë zyrtare pushtetet e mahershme. Pr anë këtë rast duhet të shihet më shumë se kush po flet se sa cka po thotë. Jo vetëm kaq, kryetari Shpend Ahmeti e ka dëshmuar se në këtë listë, nuk ka të bëjë me Vetëvendosjen, ndonjëri mund të jetë simpatizant por s’mund të jetë edhe anëtar. Ndalja e krimit dhe korrupsionit, zbraspaje mafias ndërtimore, nuk bëhet pa ta. Ne nuk mundemi me njerëz të PDK’së ta ndalim mafian ndërtimore të PDK’s. Ndonjëri muind të jetë simptaizant i VV’së ne nuk ia kemi bërë testin për këtë gjë.

Periskopi: Sulmet e fundit me bomba ndaj institucioneve. Kur flet Presidenti, gjithmonë përmend edhe opozitën paralel me këto sulme…?

Albin Kurti: Ju e keni parasysh që i ashtuquajturi president i Kosovës ka fjalë të mira për Serbinë e fjalë të këqija për Vetëvendosjen. Ky është një serbofil. Të flasësh mirë për Serbinë e keq për Lëvizjen Vetëvendosje këto janë pikërisht pozitat e Esat Pashë Toptanit, i cili para një shekulli merrej vesh me Pashiqin duke ia dhënë Kosovën e Shqipërinë veriore në mënyrë që t alë të qetë në sundimin e Shqipërisë së Mesme. Pra ne kemi një traditë me lëvizje të tilla, që janë kundër lëvizjeve patirotike e demokratike brenda vendit dhe janë për fqinjët armiqësorë, pra konkretisht Serbinë. Ju po e shihni, sot Kosova ka shumë më shumë arsye ta kushtëzojë Serbinë se sa Kroacia, pro Kroacia po e bën një gjë të tillë. Politikanët në Zagreb flasin për Beogradin si një çerdhe çetnikësh e instaluar në maje të sistemit. Asnjëherë as Thaçi as Mustafa nuk guxcojnë t’iu thonë cetnik Vuciqit e Daciqit ndërkaq për Lëvizjen VV aludojnë se bën veprime ekstreme kur kjo nuk është fare e vërtet dhe kur dihet se e kanë në dorë policinë për t’i zbardhur ato raste. Ëshë shumë indikativ që raste të tilla nuk po zbulohen.

Periskopi: A do të ishte VV e gatshme të bëntë koalicion me PDK’në, ose LDK’në?

Albin Kurti: PDK dhe LDK duhet të transformohen se brendshmi në mënyrë që anëtarësia e tyre që ka orientim patriotik dhe demokratik të vije në shprehje të udhëheqjes të këtyre subjekteve. Tash për tash ky nuk është rasti dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund t’i shohim këta si partnerë. Para se gjithash, LVV duhet të dalë dhe do të dalë subjekti i parë në zgjedhjet e reja dhe më pastaj unë jam i bnindur, pas vulosjes së një rezultati të tillë, unë jam i bindur se do ta kemi një transformim të madh të PDK’së dhe LDK’së. Pra, Kosova ndryshon shumë kur fiton Vetëvendosja, mirëpo kur Kosova ndryshon shumë sepse ka fituar VV do të ndodhin ndryshime tejet të mëdha edhe ne PDK edhe LDK. Praktikisht, Kosova jo vetëm Kosova nuk po ndryshon pse s’po fiton Vetëvendosja, por nuk po arrin të ndrysjhojnë edhe PDK’ja dhe LDK;ja. Pra fitorja e VV;së e ndryshon edhe Kosovën e i ndryshon edhe këto parti. Konkretisht, PDK’ja nuk e ka shumë hall që do të bvie nga pushteti, ata e kanë hall që do të vie VV’ja. Së fundmi, mund t aimagjinoj qysh jkreret e PDK’së e paramendojnë një situatë të cilën, LDK ne e disa parti të tjera mund t’i lënë në pushtet por me kusht që VV të mos jetë në pushtet. Në momentin që ata e mendojnë VV në pushtet ata nuk janë në gjendje ta mendojnë daljen e tyre nga pushteti prandaj edhe janë kriminalizuar kësisoj.

Periskopi: Jeni në rrugë të drejtë për ta marrë pushtetin? Cilat do të ishin ndryshimet që premton VV’ja?

Albin Kurti: Në Kosovë vetëm cdo i katërti kosovar është i punësuar dhe dy nga tre të rinjtë janë të papunë. Kjo është një situatë e pashembullt në Europë dhe kjo arsyeja pse ne duhet t’i japim prioritet zhvillimit ekonomik të bazuar në prodhim që sjell punësim. Në anën tjetër, duhet ti japim gjithashtu prioritet luftimit të krimit e korrupsionitm, shtetit të së drejtës, shtetit ligjor me c’rast do të jemi të pakompromis luftimit të krimit, duke luftuar më së pari aty ku ai është më i madhi.

Periskopi: Duket sikur VV e promovon bashkimin kombëtar më shumë mbi baza etnike se sa mbi baza të zhvillimit ekonomik, për shembull?

Albin Kurti: Ne i bëjmë të dyja, ne themi se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë për shkak se i këtillë është vullneti i popullit mirëpo për shkak se i tillë është edh e interesi i të dyja vendeve tona. Shqipëria ka det, male edhe ujëra, Kosova ka fusha të mira bujqësore, miniera e minerale dhe ne do të ishim shumë komplimentar në aspektin ekonomik. Duke qenë bashkë, ne do të arrinim që t’i zbrapsnim ëndrrat e këqija të fqinjve grabitqarë të cilët duke e parëq Shqipërinë të ndarë nga Kosova dhe nga Kosova, iu rriten apetitet për tokat tona.

Periskopi: Një pyetje jashtë politikës; Çka bën Albin Kurti në kohën e lirë?

Albin Kurti: Një pjesë të mirë të kohës së lirë jashtë aktiviteteve të VV’ e kaloj në lexim librash e shikim filmash, por gjithnjë e më pak kohë po kam për këtë gjë por gjithnjë e më pak kohë po kam për këtë gjë sepse edhe pse nuk jam kryetar i Vetëvendosjes, kam më pak stres, por kam më shumë punë sidomos në aspektin organizativ.