Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Aleanca Dardano-Romake

Prizren Post | 07:45 - 30.12.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Mospërputhja e interesave dhe luftimet me maqedonët patën si rrjedhim lidhjen e aleancës se dardanëve me romakët, përkatësisht krijimin e aleancës antimaqedone. Përkrahja që Mbretëria dardane kërkonte nga romakët në politikën e saj kundër rreziqeve që vinin nga shteti i Maqedonisë ishte një largpamësi politike.

Aleanca antimaqedone, që u lidh në pranverë të vitit 200 p.e.sonë, përbëhej nga romakët, ilirët, dardanët dhe atamanët. Në emër të dardanëve marrëveshjen për aleancë e bëri Bato, biri i mbretit Longar. Në këtë mënyrë dardanët u përfshinë në Luftën e Dytë romake-maqedone. Në këtë luftë, sipas marrëveshjes, dardanët dhe ilirët e sulmuan Maqedoninë nga veriu, romakët nga perëndimi, përmes via Egnatias, ndërsa etolët e sulmuan nga jugu. Nën presionin dardan, Filipi V-të u detyrua që të dislokojë forca ushtarake në Maqedoni, të udhëhequra nga i biri, Perseu. Kështu, dardanëve iu hapën rrugët për të depërtuar drejt jugut.

Në verën e vitit 197 p.e.sonë, pas betejës se madhe të Kinoskefalës, dardanët sunduan territoret veriore të Maqedonisë, andaj Filipi V-të u detyrua që kundër dardanëve të dërgojë një force të madhe ushtarake prej 6.000 këmbësorësh e 500 kalorësish. Dardanët u mundën në Stobi. Filipi V planifikoi shkatërrimin e dardanëve. Për këtë ai dërgoi një delegacion te bastarnët25 për të lidhur marrëveshjen e shkatërrimit të piote të shtetit dardan. Plani ishte që, pas shfarosjes se dardanëve, bastarnët të vendoseshin në Dardani. Kështu, Maqedonia mund të arrinte dy qëllime: të lirohej një herë e përgjithmonë nga rreziku dardan dhe bastarnët t’i dërgonte në luftë kundër Romës në Itali. Ky plan dështoi për shkak të hezitimit të bastarnëve dhe vdekjes se Filipit. Megjithatë rreth 30.000 bastarne, me gra e fè’mijë, u nisën drejt Dardanisë në vitin 179 p.e. s.

Jo vetëm për shkak të rreziqeve nga sulmet bastarne, por po aq edhe të rreziqeve që buronin nga planet shfarosëse të Maqedonisë, që vazhduan edhe pas vdekjes se Filipit V-të, një delegaeion i Mbretërisë se dardanisë u shtrëngua të shkojë në Rome në vitin 177 p.e.s. edhe të akuzonte mbretin e Maqedonisë, Perseun, para senatit romak. Delegacionin dardan në sénat e përkrahu edhe delegacioni i Thesalisë Komisioni i senatit verifikoi se në Dardani bëhej luftë dhe për këtë e akuzoi Perseun, por komisioni nuk ndërmori asnjë hap që ta pengonte atë. Të vetëdijshëm për rrezikun, në vitin 176 p.e.sonë, dardanët i tubuan forçat e veta dhe i dëbuan bastarnët nga Dardania.

Në vitin 168 p.e.sonë Maqedonia ra përfundimisht nën protektoratin romak, për rënien e se cilës ndihmoi dukshëm edhe Mbretëria e Dardanisë. Gjatë tërë historisë se ekzistencës se shtetit të Maqedonisë, Mbretëria dardane ushtroi presion, i paralizoi forçat ushtarake maqedonase, i detyroi të heqnin dore nga operacionet ushtarake në Greqinë e mesme e në Peleponez dhe ndikoi në dobësimin dhe rënien e shtetit të fuqishëm të Maqedonisë.

Nga Edi Shukriu – Mbretëria Dardane


Etiketa:

Bëni një koment