Aleanca me Djallin e Don Gjergj Metës


E mërkurë, 29 Janar 2014

Autor: Olsi JAZEXHI

Në gazetën Panorama të ditës së djelë, lexova një shkrim nga Don Gjergj Meta me titull “Zot na liro nga fjala e dhunshme”. Në shkrimin në fjalë, Don Meta tregonte sesi gjatë një fjalimi që kishte mbajtur në Pallatin e Kulturës, në Rrëshen të Mirditës, mirditorëve katolikë, të cilët kulturën barbare të dhunës dhe gjakmarrjes e kanë shumë të zhvilluar, u kishte këshilluar sesi të qëndronin larg vrasjeve por edhe fjalëve të dhunshme që të çojnë drejt krimit. Kur lexova këtë shkrim nga Don Gjergj Meta, mu kujtua që pak ditë më parë, po i njëjti Don Gjergj kishte bërë një shkrim të turpshëm në gazetën MAPO me titull “Ngjizja e një senati demokristian”. Në shkrimin e fundëm Don Gjergji lavdëronte bashkimin e deputetëve e politikanëve katolikë në Shqipëri në një union të vetëm, i cili sipas shpresave e dëshirave të katolikëve, kërkon që të luaj polin e tretë – sikur LSI-ja në Shqipëri – për mbajtjen e pushtetit.

Duke ditur gjendjen e mjeruar kulturore dhe edukative të katolikëve, problemet e mëdha që ata kanë me krimin, gjakmarrjen dhe karakteri jo-urban i këtyre popullatash, mendoj se ëndrra e Vatikanit dhe katolikëve për të marrë pushtet në Shqipërinë jo-katolike është një ëndërr në diell. Është e vërtetë që Vatikani dhe mashat e tij në këto 20 vitet e fundit kanë blerë e korruptuar shumë muslimanë në Shqipëri – që nga Henri Cili, Tritan Shehu e deri te Ismail Kadareja. Por duke ditur nivelin kulturor të katolikëve shqiptarë, mendoj se atyre do u duhet edhe një gjysëm shekulli shkollim e urbanizim e pasurim deri sa të barazohen me muslimanët dhe ortodoksët për nga niveli i qytetërimit dhe pushtetit. E këtu faktor me rëndësi ka edhe e ardhmja e Italisë dhe forca e saj imperiale dhe ekonomike për të kontrolluar Shqipërinë.

Megjithatë, këtë shkrim unë nuk po e bëj për të analizuar gjendjen e prapambetur kulturore të katolikëve në Shqipëri. Çfarë po dua të vë në pah në këtë shkrim, është natyra e egër e krimit me të cilën përballet sot lobi katolik në Shqipëri, e në anën tjetër dua të vë në pah hipokrizinë e klerit katolik ndaj këtij faktori. Këtu dua të krahasoj dy shkrimet e Gjergj Metës. Të parin që ka mbajtur në Mirditë, ku ai hiqet si pacifist dhe njeri i ndershëm në kulm, dhe të dytin kur lavdëron ngjizjen e senatit demokristian.

Ku është problemi me këto dy shkrime? Problemi është se ndërsa në shkrimin e parë Don Gjergji luan melaqenë, në shkrimin e dytë ai luan Shejtanin. Ai lavdëron krijimin e unionit demokristian, pa vënë në pah që njerëzit që e përbëjnë këtë union, që nga Frrok Çupi, te Mark Frroku e Nard Ndoka janë njerëz të superpërlyer në botën e krimit. Frrok Çupi siç edhe Eduard Zaloshnja ja ka përmendur në një emision televiziv ka qenë spiun i sigurimit të shtetit të Enver Hoxhës. Njeri i hurit dhe i litarit, i cili kur kosovarët u çuan kundër Sllobodan Millosheviçit në fundvitet 90, i shante dhe i mallkonte si “çeçenë” dhe lavdëronte Serbinë dhe terrorin e saj kundër shqiptarëve muslimanë. Në anën tjetër, Mark Frroku është një njeri i cili siç mediat e Tiranës treguan në ditët e fundme është i dënuar për vrasje në Belgjikë dhe mesa duket ka qenë i përzierë në trafikun e prostitutave. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku është akuzuar nga prokuroria dhe policia shqiptare për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. E në anën tjetër Nard Ndoka që qëndron në krye të kësaj kupole ish-spiunësh e vrasësish është një burrë i paditur, por që me pisllëqe dhe intriga, presione e pabesi ka arritur të futet në politikë.

Duke parë shkrimin e parë të Don Metës ku ai luan melaqenë, dhe të dytin ku ai brohoret bashkimin e burrave katolikë të mësipërm, të cilët janë të dhunshëm e me të kaluar të zezë, konkluzioni në të cilin ne vimë, është që Don Gjergj Meta nuk është melaqeja që ai ka dashur të shfaqet në Mirditë, por në fakt është një hipokrit e uriahip. Unioni i katolikëve për të cilin Don Meta luan avokatin e Djallit dhe e tregon si punë të mirë, është një organizatë burrash të dhunshëm, me preçedente kriminalë dhe të kaluar shumë të frikshme. Sikur Don Meta të ishte njeri i Zotit, përpara se t’u bënte moral fëmijëve në Mirditë që të mos shahen me njëri tjetrin, ai do të duhej të ishte distancuar njëherë e mirë nga elementët me të kaluar kriminale që janë mbledhur sot në Senatin Demokristian dhe që marrin bekimin e tij kristjan. Por duke qenë se Don Gjergji jo vetëm që nuk largohet, por në fakt e lavdëron këtë bashkim njerëzish me të kaluar kriminale, tregon që kleri katolik në Shqipëri është në një aleancë të hapur me Satanain. Atij nuk i intereson drejtësia e Zotit, nuk i intereson fati i policëve të vrarë nga dora e krimit apo e atyre qindra femrash shqiptare, rumune e bullgare që janë trafikuar për prostituta në Evropë nga miqtë e tij katolikë, por Don Gjergjit i intereson pushteti. Dhe pushteti në Shqipëri shpesh kalon nëpër duart e kriminelëve të cilët janë në shërbim jo të Jezu Krishtit, por të vetë Satanait.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit