www.prizrenpost.com është në shitje.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në:
info@prizrenpost.com ose +90 507 902 75 51

Me respekt,
Prizren Post

Aleksandar Vuçiq, serbëve: Prishtina është përgjegjëse për veriun – jo Serbia

Prizren Post | 20:26 - 20.01.2018

Mitrovicë – Presidenti i Serbisë, Aleksanda Vuçiq, ka thënë se Prishtina është përgjegjëse për veriun e Mitrovicës e jo Serbia, njofton Klan Kosova.

Kështu presidenti Vuçiq iu është përgjigjur serbëve që i kërkuan atij t’i mbrojë nga mafia që operon në atë pjesë.

Presidenti serb është gjendur në pozitë të palakmueshme, kur gjatë konferencës që po mbante, disa serbë e kanë ndërprerë atë teksa fliste.

Ai tha se Serbia do t’i ndihmojë ata për projekte të reja, pasi siç tha ai, investimet e mëdha nuk vijnë nga Gjermania e as nga Zvicra për qytetarët e veriut.

Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas ekzekutimit më gjashtë plumba të Ivanoviqit.

Ai vizitën e nisi në mëngjes duke hyrë nga pika kufitare në Jarinje, për të vazhduar në manastirin Banjsko afër Zveçanit,

Më pas bëri homazhe tek vendi ku është vrarë Oliver Ivanoviçi, duke u takuar kështu më vonë me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Ai tash është nisur për në Graçanicë këtë qytezë pranë Prishtinës ku do ta vizitojë manastirin.

Vuçiq më tutje do të vazhdojë drejt Llapnasellës ku do të takohet me qytetarët.

Etiketa: