Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Allegri përgëzon lojtarët që fituan gjashtë herë me radhë Scudetton, flet edhe për të ardhmen

Prizren Post | 20:00 - 21.05.2017

Për këtë triumf, i lumtur është shprehur edhe trajneri, Massimiliano Allegri, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Juve tashmë ka fituar dy trofe (Kupën dhe Scudeton), ata janë në kërkim të tripletës së famshme, Për të arritur diçka të tillë, duhet të mposhtin Real Madridin në finalen e 3 qershorit.

“Fillimisht duhet t’i përgëzojmë disa lojtarë që kanë fituar gjashtë herë me radhë titullin, që tashmë janë shndërruar në legjenda”, tha fillimisht Allegri, transmeton Express.

“Ishte një sezon i gjatë e i vështirë, dua t’i komplimentoj djemtë për punën që kanë bërë gjatë gjithë sezonit, ishin të mrekullueshëm”, shtoi ai.

Më tej Allegri foli edhe për të ardhmen, pas fjalëve të drejtorit sportiv, Beppe Marotta, se duan që ish trajneri i Milanin të qëndrojë në Juventus.

“Kjo varet nga të dy ne. Jam shumë i lumtur që gjendem në Juventus. Nuk kemi folur ende, por do të ulemi dhe diskutojmë se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Allegri.

“Juve ka arritur në nivele shumë të larta dhe kështu duhet të vazhdojmë ta mbajmë, por që nuk do të jetë e lehtë”, theksoi mes tjerash Allegri.


Etiketa:
Arivisti Company