Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ambasada Amerikane dhe OSBE: Partitë t’i ndalin kërcënimet dhe frikësimet politike

Prizren Post | 17:55 - 23.05.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ambasada e SHBA’së fton liderët kosovarë që t’i refuzojnë dhe dënojnë të gjitha format jo demokratike të të bërit fushatë gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE-ja, ftojnë të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike. Garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar”, thuhet në reagimin e SHBA;së dhe OSBE’së.

Ndërkohë që këto dy mekanizma kanë bërë po ashtu thirrje nga Task Forca Zgjedhore që në përpikëri t’i hetojë të gjitha manipulimet gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet tutje në njoftim.

E të gjitha partitë politikë në Kosovë, tashmë kanë bërë publike listat me emrat e kandidatëve për deputet të Kosovës të korrigjuara dhe të certifikuara nga ana e KQZ’së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe i mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.


Etiketa:
Arivisti Company