Ambasadori Selimi, nën akuzë përdhunimi


E enjte, 14 Nëntor 2013

Sylejman Selimi, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është akuzuar nga Prokuroria se gjatë kohës së luftës ka abuzuar seksualisht me dy vajza shqiptare nga Mitrovica.

”Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë së Kosovës, ka ngritur akuzë kundër katër të pandehurve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”,-thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

Të pandehurit janë, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Nexhat Qubreli dhe Shefki Hyseni.

Në gjuhën shqipe, thuhet se akuza ka të bëjë me dhunim, por në anglisht dhe serbisht bëhet fjalë për dhunimin seksual të dy motrave nga Mitrovica, përkatësisht në vitet 1998-1999.

Etiketa: ,