Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ambasadorja turke tregon përjetimet e puçit të dështuar

Prizren Post | 21:35 - 19.07.2016



Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se si e ka përjetuar tentimin për grusht shteti, gjatë qëndrimit të saj familjar në Ankara.

“Isha në Turqi atë natë, u ktheva dje në mbrëmje, kisha shkuar atje para një jave isha aty kur ndodhi tentimi për grusht shtet. Ai tentim ishte një kundërshtim në përputhje me ligjet demokratike”, tha Kiliç.

“Ajo ishte një natë e zezë. Isha në shtëpi, isha me familjen time, ishte njëherë natë normale, dëgjoheshin zhurma, helikopterë, nuk e kishim të qartë se çfarë po ndodhë. Menduam që ishte dicka për ndonjë çështje të sigurisë nga sulmi i fundit që ndodhi në Nice të Francës. Më pas arritën lajme se po ndodh grusht shtet”, tha ambasadorja, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri më pas doli dhe deklaroi një gjë të tillë, e më pas e kuptuam që një fraksion jo të gjithë pjesëtarët e ushtrisë, por një fraksion ushtarak tentuan të bëjnë një puc. Qëllimi ishte të largohet Qeveria dhe Presidenti. Më pas e kuptuam që ky ishte një komplot tradhtarësh, ishte një sulm terrorist, ata tradhtuan komandantët e tyre. Ata bombarduan parlamentin ne e pam cka po ndodh aty ngjarjen. Ata bombarduan parlamentin turk kjo është hera e parë që ka ndodhur në histori të Turqisë”.

Ajo tha se puçistët bombarduan parlamentin e tyre, zyrën e intelegjencës dhe sigurisë, filluan zjarrë kundër qytetarëve.

“Ne prisnim të merrnim më shumë informata nga Presidenti e më pas ai edhe u paraqit duke kërkuar nga qytetarët të dalin në rrugë për ta kundërshtuar këtë puç të kërkojnë të drejtat e tyre. Ajo me të vërtetë ishte një lëvizje e rrezikshme. Kishte komandant që dolën në media, duke thënë që nuk e mbështesim këtë puç sepse kjo është jasht fillit komandues, kjo është mëse e rëndësishme të tregohet”, tha ajo.


Arivisti Company