Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Amerika demonstron armët në Tiranë, Meta dhe Rama në shesh, mungoi Basha

Prizren Post | 23:04 - 23.05.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

TIRANË – Stërvitja ushtarake Defender Europe 2021 është zhvendosur në sheshin Nënë Tereza e hapur për qytetarët të cilët kanë ndjekur me kureshtje demonstrime të forcave të armatosura.

Defender Europe 2021 është stërvitja më e madhe ushtarake e organizuar në 30 vitet e fundit në 16 shtete nga ushtria amerikane në Europë, ku marrin pjesë 28 mijë trupa të 26 vendeve anëtare aleate.

Shqipëria merr pjesë me 1000 trupa. Por si e shikojnë qytetarët zhvillimin e kësaj stërvitje kaq të madhe në vendin tonë?

Kjo ditë e hapur u përshëndet nga drejtues të lartë të shtetit dhe e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Madje ambasadorja e ShBA kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Por Basha nuk mori pjesë ndërkohë që ftesës i është përgjigjur vetëm presidenti.

Kryeministri Rama në fjalën e tij ka falënderuar trupat ushtarake pjesëmarrëse në këte stërvitje madhështore dhe sinjifikative për Shqipërinë.

Stërvitja ushtarake Defender Europe 2021 ka nisur në 4 maj dhe përfundon në 9 qershor, njofton TCH.


Etiketa:

Bëni një koment