Ameti, ftesë publike për demarkacion


E mërkurë, 28 Tetor 2015

demarkacioni

Prishtinë – Përparim Ameti, shef i Katedrës së Gjeodezisë në Fakultetin Teknik në UP, nëpërmjet një ftese publike i ka ftuar përfaqësuesit nga partitë politike në pozitë dhe ato në opozitë për debat konsultativ për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“I ftoj përfaqësuesit nga partitë politike në pozitë dhe ato në opozitë për debat konsultativ për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi (takim i mbyllur). Qëllimi i takimit është të sqarohen dilemat dhe vërejtjet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e mirë për Kosovën. Për vend të debatit propozoj ambientet e Departamentit të Gjeodezisë pranë Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”, është thënë në ftesën publike të Ametit.