Ancelotti planifikon ta përdorë Raphinhan si numër 9 te Brazili


E martë, 29 Shtator 2026
Ancelotti planifikon ta përdorë Raphinhan si numër 9 te Brazili

Carlo Ancelotti po shqyrton një ndryshim në formacionin e Brazilit për ndeshjen e radhës ndaj Australisë, duke planifikuar ta aktivizojë Raphinhan si sulmues qendre.

Sipas “Globoesporte”, përmes “MARCA”, trajneri italian dëshiron të përfitojë nga forma e mirë e yllit të Barcelonës, i cili këtë sezon është përdorur si numër 9 edhe nga Hansi Flick.

Raphinha ka shënuar 14 gola për Barcelonën, 12 në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka dhënë edhe tri asistime.

Brazili do të përballet me Australinë të martën, në kuadër të një tjetër ndeshjeje miqësore./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit