Apeli dënon me 3 vjet burg ish-Presidentin Sarkozi


E mërkurë, 17 Maj 2023

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy humb betejën në Gjykatën e Apelit. Ndaj tij do të qëndrojë në fuqi vendimi vitit 2021 i Gjykatës së Shkallës së Parë në Paris, që e dënoi me 3 vite burg për korruptimin e një gjykatësi, që kishte dijeni për një hetim që drejtësia ishte duke kryer ndaj tij në vitin 2014.

Megjithatë, ish-presidenti francez nuk do të shkojë në burg, por do ta kryejë dënimin e tij në shtëpi me një byzylyk për mbikëqyrje. Avokatët e tij thanë se do ta ankimojnë vendimin në gjykatën e lartë, atë të Kasacionit siç quhet në Francë.

Në 2013-ën, Sarkozi ishte nën hetim për dyshimet se fshehu në mënyrë të jashtëligjshme fondet e fushatës presidenciale të vitit 2007 të marra nga drejtuesja e firmës së famshme L’Oreal, Lilien Betenkur, por hetuesit e hoqën emrin e tij nga lista pasi u rezultoi i papërfshirë.

Sarkozi është në pritje të shqyrtimit në Apel edhe të dënimit që i është dhënë për aferën Bigmaljo’ për financimet e fushatës së 2012-ës, teksa prokurorët kanë gati akuzat edhe për marrje financimesh të jashtëligjshme nga diktatori libian i vrarë në revoltat e Pranverës Arabe, Muamar Gedafi./Tv Klan/

Të fundit