Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arabi, ekzekutohet princi saudit për vrasjen e një qytetari

Prizren Post | 13:07 - 19.10.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Riad – Ministri i Punëve të Brendshme ka njoftuar se princi Turki bin Saud Turki bin Saud Al-Kabeer është ekzekutuar të martën në Rijad, për shkak se kishte vrarë Abdel bin Suleiman bin Abdulkareem Al-Muhaimeed, një qytetar saudit, transmeton Prizren Post.

Sipas njoftimit të ministrisë thuhet se princi e kishte qëlluar për vdekje Al-Muhaimeed pas një grindje. Ministria tregoi që pas aktit forcat e sigurisë e kishin arrestuar të pandehurin dhe pas hulumtimeve ishte dhënë vendimi për dënim me vdekje për princin.

Rasti i tij ishte shqyrtuar në Gjykatën Gjenerale, e cila e dënoi me vdekje. Vendimi ishte përkrahur edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme si dhe një dekret mbretëror ishte dhënë për të proceduar vendimin e gjykatës.

Ministria e Punëve të Brendshme tha që ky dënim konfirmon vendosmërinë e qeverisë për të dhënë siguri dhe drejtësi për të gjithë./Prizren Post/


Bëni një koment

Arivisti Company