Arabia shpartallon njërin nga favoritët e Kupës së Botës – Argjentinën


E martë, 22 Nëntor 2022

Argjentina është befasuar nga Arabia Saudite në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror, pasi janë mposhtur 2-1 në kuadër të Grupit C.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Lionel Messit që realizoi nga penalltia.

Më pas, Argjentina kishte tri gola të anuluar nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nisin në mënyrë shokuese për Argjentinën, që pësoi dy gola të shpejtë.

Ishte minuta e 48-të e takimit, kur Saleh Al Shehri i barazoi shifrat në 1-1, për t’u dhënë shpresë bashkëlojtarëve.

Për t’i lumturuar edhe më shumë ata, u përkujdes Salem Al Dawsari që realizoi për 2-1 në minutën e 53-të.

Argjentinasit u munduan deri në fund që të merrnin së paku një pikë nga ky takim, por dolën të mposhtur nga ndeshja e tyre e parë.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply