Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arbanin apo Shpendin, cilin e mbështet humbësi i AAK-së për Prishtinën?

Prizren Post | 13:36 - 25.10.2017

Arbër Vllahiu, thotë se edhe më tej, ai nuk do të bazohet në preferencat e tij për Prishtinën, duke shtuar se për këtë ai do të vendosë pasi kjo të diskutohet në parti.

Ai nuk pranon të tregojë se kë preferon më shumë mes Ahmetit dhe Abrashit.
Burimet e Gazetës Express nga AAK thonë se Vllahiu, i cili ishte kandidat i tyre për kryeqytet, do të zhvillojë bisedimet për koalicion me kandidatët e rrethit të dytë.

Arbër Vllahiu, kandidat për kryetar të Prishtinës mori rreth 2.600 vota në zgjedhjet e 22 tetorit ndërkohë që AAK ka arritur të marrë mbi 10 për qind të votave për Asamblenë Komunale.


Etiketa:
Arivisti Company