Argjentinë, vdesin në aksident të afërmit e Papës


E martë, 19 Gusht 2014

04046FA1-BAC2-47CB-A288-B0E74015DD06_mw1024_s_n
Lajmi është bërë i ditur nga policia argjentinase. Makina e drejtuar nga nipi i Papa Françeskut, Emanuel Horacio Bergoglio u përplas me një kamion në autostradën e Kordobës rreth 30 minuta pas mesnate, tha zëdhënësja e policisë së Kordobas, Carina Ferreyra.

Djemtë e Emanuel Bergoglios, Jose Bergoglio 8 muajsh dhe Antonio Bergoglio 2 vjeç, si dhe gruaja e tij dhe nënë e dy fëmijëve, Valeria Carmona 36 vjeçe, kanë ndërruar jetë.

Emanuel Bergoglio është dërguar në spital në gjendje të rëndë, gjatë mëngjesit të së martës, tha Ferreyra.

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit