Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ariu hakmarrës përgjakë sërish Prizrenin, mbyt edhe 12 dele

Prizren Post | 09:38 - 28.04.2019

PRIZREN – Ariu i famshëm i Prizrenit ka mbytur 12 dele në një fermë e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.

Ariu ka tentuar ta sulmojë edhe pronarin e femrës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë.

pronari thotë se shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës së tij dhe se kjo është hera e katërt që bagëtia sulmohet nga arinjtë në atë rrethinë.

“Të premten rreth orës 18:00, një ari me peshë prej 800-900 kilogramësh ka hyrë në fermën time që ndodhet në afërsi ish-fabrikës ‘Farmakos’ në Prizren dhe i ka mbytur 12 dele”.

Ndryshe, nga arinjtë së funmi kanë pësuar edhe dhjetëra dele tjera në rajonin e Prizrenit.


Etiketa:
Arivisti Company