Arrestimi i “Mossi-t” dhe dy tjerëve, Prokuroria jep detaje për sulmin ndaj Burim Pacollit


E mërkurë, 4 Mars 2026
Arrestimi i “Mossi-t” dhe dy tjerëve, Prokuroria jep detaje për sulmin ndaj Burim Pacollit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është edhe reperi i njohur me nofkën “Mossi”. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.

Të dyshuarit janë ndaluar në lidhje me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Prokurori i shtetit pritet që brenda afatit ligjor të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë sigurinë dhe integritetin e qytetarëve, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit