Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arrestohen 3 persona për sulmin ndaj flamurit turk në Prizren

Prizren Post | 12:20 - 19.02.2017

Prizren – Arreston tre të dyshuar meshkuj, të cilët në bashkëveprim kanë hequr nga shtylla elektrike një flamur të shtetit të Turqisë, transmeton Anadolu Agency.

Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se të tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, dje, në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, disa të rinj në qytetin historik të Prizrenit kanë hequr flamurin turk i cili qëndronte i varur në një shtyllë. Në një video të dërguar në mediat kosovare, shihet se si këta të rinj heqin flamurin turk nga shtylla, duke thënë se “Kjo festë është e jona”. Në video po ashtu shihet se të rinjtë kanë shkelur dhe kanë shqyer flamurin turk.

Ndërkaq, sulmin e dënuan Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Partia Demokratike e Turqve të Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company