Arrestohen gjashtë persona në Prizren

Prizren – Të hënën në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj të cilët ishin përfshirë në rrahje.

Si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes, edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe ata janë trajtuar nga mjeku.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Etiketa: , ,

Leave a Reply