Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për djegien e “Gate Club”


E enjte, 15 Janar 2026

R.A, është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga hetuesit policor.

36-vjeçari dyshohet për vepren “Shtytje në zjarrvënie”.

Klankosova.tv mëson se i njëjti dyshohet se ka shtyrë të tjerët për ta djegur klubin e njohur të natës “Gate”, incident ky i cili ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.

Ai është i dyshuari i katërt i arrestuar lidhur me rastin në fjalë.

R.A, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Burimi: klankosova

Të fundit