Arrestohet hajni i kërkuar në Gjakovë


Çarşamba, Şubat 4th 2026
Arrestohet hajni i kërkuar në Gjakovë

Një person i kërkuar për tri raste të vjedhjeve është arrestuar të martën në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku thotë se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari me iniciale A.B., është i moshës madhore dhe ishte i përfshirë në vjedhjet e ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugën “Fan S.Noli”, “UÇK”, dhe “Marin Barleti”./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit