Arrestohet kryeshefi i Komisionit të Pavarur të Mediave


E mërkurë, 30 Qershor 2021

PRISHTINË – Policia e Kosovës, ka arrestuar sot kryeshefin e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi.

Siç mëson Telegrafi, ai është arrestuar pasi dyshohet për marrje ryshfeti. Po ashtu ai menjëherë është dërguar në mbajtjte.

Luan Latifi në gusht të vitit 2019 ishte emëruar kryeshef ekzekutiv të KPM-së.

Ndërsa vendimi për emërimin e Latifi për kryeshef ekzekutiv ishte marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën kryeshef ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar edhe drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) nën dyshimin për ryshfet.

Sipas dyshimeve fillestare, Arben Bilalli, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8 mijë euro, me premtimin që do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky biznes ka shkelur rregullat e KPM-së.

I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48-orësh.

Ndryshe arrestimi Latifit erdhi pas arrestimit të A.B, i cili ndërlidhet me rastin, shkruan Telegrafi.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit