Arrestohet një i mitur në Mal të Zi për grafitin “Gjeneral,…


E premte, 19 Dhjetor 2025
Arrestohet një i mitur në Mal të Zi për grafitin “Gjeneral, faleminderit për Srebrenicën” në ambasadën e BeH-së

Autoritetet e Malit të Zi kanë arrestuar një të mitur 16-vjeçar, i cili para disa ditësh në ndërtesën e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në Podgoricë shkroi grafite që lavdëronin kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, i cili u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, transmeton Anadolu.I mituri, i cili u arrestua pasi në gardhin e ambasadës së BeH-së në Podgoricë shkroi mesazhe “Gjeneral, të faleminderit për Srebrenicën” dhe “Kafe të ëmbël Mladiq Ratko”, para disa ditësh kishte vizatuar edhe simbole naziste në një tabelë kushtuar festës hebraike Hanukkah në sheshin “Argjentina” në kryeqytetin malazez.Siç raportojnë mediat lokale, Prokuroria e Lartë e Shtetit ka ngritur kallëzim penal kundër 16-vjeçarit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.Sa i përket simboleve të vizatuara në tabelën e vendosur në sheshin “Argjentina” me rastin e festës hebraike Hanukkah, mediat lokale raportojnë se prokurori kompetent i Prokurorisë së Lartë ka deklaruar se në këtë rast nuk ka elementë të veprës penale.Policia ka arrestuar të miturin, duke vlerësuar se veprimet e tij përbëjnë shkelje të Ligjit për rendin…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit