Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri


E hënë, 5 Janar 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

I dyshuari është A.K 29 vjeçar, të cilit i është sekuestruar edhe arma që dyshohet se e ka përdorur në atë rast.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarin A.K, 29 vjeç dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Të fundit