Arrestohet një person i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’


E premte, 6 Korrik 2018

Istog – Policia e Kosovës, konkretisht stacioni policor në Istog, dje pas hetimeve intensive dhe pranimit të informatës, kanë realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në tentativë në fshatin Orroberdë të Istogut, me ç’rast kanë bërë arrestimin e tij.

Personi me inicialet V.H. (1997) më 21 qershor e kishte plagosur viktimën femër M.M. e lindur më 2000, me ç’rast i kishte shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital.

I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohej nga policia.

Me rastin e kësaj vepre janë duke u marr Hetimet Rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes dhe ky i dyshuar është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit.

Etiketa: ,