Arrestohet një person në Ferizaj, publikoi video duke shtënë me armë zjarri


E diel, 4 Janar 2026

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti kishte shpërndarë video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, me një karikator.

“Me 03.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shpërndarë në rrjete sociale një videoinqizim duke shtënë me armë zjarri”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Të fundit