Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arrestohet Ukë Rugova dhe shtatë të tjerë

Prizren Post | 12:05 - 05.02.2014

Prishtinë, 5 shkurt – Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara kanë bastisur aty.

Nga vendi i ngjarjes njoftohet se Ukë Rugova është i arrestuar dhe se ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e EULEX-it përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar. Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. Koha.net ka edhe emrin e një të arrestuari tjetër. Bëhet fjalë për Izet Beqirin, nga Mitrovica, një shok i Ukës.

Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës. Njoftimin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Tmava. Ai ka thënë se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.


Etiketa:
Arivisti Company