Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arsenali e “turpëroi” PSG-në

Prizren Post | 18:38 - 28.07.2018

Arsenali ka mundur 5-1 PSG-në në Internantional Champions Cup.

“Topçinjtë” nuk patën mëshirë për të rinjtë e Paris Saint Germain, të cilët kanë ende shumë mungesa në formacion. Vetëm Buffon, Lass Diarra, Adrien Rabiot dhe Nkunku ishin futbollistë të skuadrës së parë për ekipin francez.

Londinezët zhbllokuan shifrat shumë shpejt, që në minutën e 13, me të shumëpërfolurin gjatë këtyre ditëve Mesut Ozil, i cili shfrytëzoi asistin e Aubameyang. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa lumi i golave do të vinte në fraksionin e dytë.

Fillimisht ishin parizienët që barazuan shifrat me golin e Nkunku me penallti (’60), por barazpesha zgjati fare pak, pasi Laccazete riktheu në epërsi Arsenalin në minutën e 67. Sulmuesi francez tregoi klasin e tij edhe 4 minuta më vonë me golin e tretë, ndërsa në minutat e fundit Arsenali gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me Holding dhe të riun e talentuar Nketiah.


Etiketa:
Arivisti Company