Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Asnjë problem nga vaksinimi, në Shqipëri po përdoren disa vaksina, perëndimore dhe lindore

Prizren Post | 16:00 - 15.06.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

TIRANË – Ndërsa Italia ka stopuar aplikimin e vaksinës AstraZeneca tek qytetarët e saj, pas humbjes së jetës së një 18 vjeçareje, shkaku i së cilës u lidh me vaksinën, në Shqipëri ka mbërritur një sasi prej 20 mijë vaksina AstraZeneca, dhuratë e qeverisë greke.

Në Institutin e Shëndetit Publik thonë se AstraZeneca po aplikohet si dozë e dytë tek arsimtarët kryesisht.

Por ndërkohë pak ditë më parë ka mbërritur edhe një sasi vaksinash Sputnik, e cila është aplikuar tek punonjësit e hoteleri turizëm, operatorët e transportit publik. Ndonëse doza e dytë e saj këshillohet të bëhet tre javë deri në 3 muaj, tanimë me mbërritjen e vaksinës ata janë vaksinuar me dozë të parë Sputnik mund të aplikojnë dozën e dytë.

Për të ulur fashën e moshës së vaksinimit në 50 vjeç pritet një tjetër sasi e vaksinës Coronavac. Aktualisht po përdoret vaksina Pfizer si dozë e parë në pakicë pasi vaksinat e tjera po përdoren për doza të dyta, njofton TCH.


Etiketa:

Bëni një koment