Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Asociacioni të bëhet ashtu si të merren vesh Kosova dhe Serbia

Prizren Post | 12:39 - 01.06.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

BRUKSEL – Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët.

“Forma sesi duhet të bëhet Asociacioni është forma sesi do të dakordohen palët”, u shpreh Palmer.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak theksoi se marrëveshjet ndërkombëtare që arrihen mes palëve duhet të futen në legjislacionin e shtetit dhe kjo është çfarë ai ka thënë lidhur me ndryshimin e kushtetutave.

“Është një lloj tradite e mirë që më vendoset në gojë diçka që nuk kam thënë, ajo çfarë kam thënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare atëherë duhet të futet në legjislacionin shtetëror. Kjo është për çka palët mund të merren vesh në negociata”, u shpreh Lajçak.

Lajçak e Palmer kanë ardhur për vizitë në Kosovë dje, ku janë takuar me krerët e institucioneve dhe partive opozitare, njofton Telegrafi.


Etiketa:

Bëni një koment