Assad vizitë të papritur në Moskë, takohet me Putinin (Video)


E mërkurë, 21 Tetor 2015

Moskë – Presidenti sirian Bashar al-Assad, dje ka vizituar Moskën ku edhe është takuar me kreun e shtetit rus Vladimir Putin, shkruan RT.

“Mbrëmë në Moskë ka arritur për një takim pune presidenti sirian Bashar al-Assad. Ai ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, në një format të ngushtë dhe të gjerë”, ka bërë të ditur sekretari për media i presidentit rus Dmitri Peshkov, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Putin dhe Assad kanë diskutuar në katër sy, kurse temat kanë qenë lufta kundër “grupeve terroriste dhe vazhdimi i sulmeve ajrore ruse në Siri”.

Në takim më vonë ishin bashkuar edhe zyrtarë tjerë të lartë rusë. Ndërkaq, Peshkov ka deklaruar se Assad e ka informuar udhëheqësin rusë, mbi situatën në Siri dhe planet për forcat e regjimit.
“Biseda ka zgjatur mjaft, kurse pyetjet që janë shtruar janë sqaruar në detaje”, ka shtuar Peshkov para gazetarëve në Moskë.

Udhëheqësit e dy vendeve, gjithashtu kanë diskutuar për çështjet që lidhen me vazhdimin e operacioneve të forcave ajrore ruse dhe të ushtrisë siriane.

Etiketa: , , ,
Të fundit