Atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit të Turqisë


E martë, 3 Shkurt 2015

Stamboll – Një bombë dje ka shpërthyer në rrugën nga e cila kalonte kolona e presidentit të Turqisë.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se lajmi është konfirmuar edhe nga burimet zyrtare të Turqisë. Sipas burimeve turke, bomba ka shpërthyer në një rrugë e cila çon drejt pallatit presidencial të Rexhep Taip Erdogan, vetëm gjysmë ore para kalimit të kolonës së presidentit të Turqisë. Funksionarët shtetëror të Turqisë akoma nuk janë deklaruar në lidhje me këtë rast.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur Erdogan ishte në një ceremoni të promovimit të një godine shtetëror në rajonin Sultan Gazi në Stamboll. Forcat e sigurisë së Turqisë kanë arrestuar një person të armatosur në lidhje me këtë ngjarje.

Disa opozitarë këtë atentat e kanë quajtur një skenë propagandistike për të rritur popullaritetin e Erdoganit./zhurnal/