Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Atentat ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, amabsadori në gjendje të rëndë

Prizren Post | 18:18 - 19.12.2016

Ankara – Ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, është kryer një sulm me armë në një ekspozitë në Ankara, raporton Anadolu Agency.

Ambasadori ishte i pranishëm në një ekspozitë të organizuar nga Bashkia Çankaya në Ankara dhe Ambasada ruse në këtë qytet dhe titullohej “Nga Kaliningrad-i në Kamçatka të Rusisë, në sytë e një vizitori”.

Sulmuesi pasi ka plagosur Ambasadorin Karlov ka shtënë në ajër. Ndërkohë të pranishmit janë larguar nga salla në gjendje paniku. Nga ana tjetër Ambasadori i Rusisë Karlov është dërguar në spitalin Güven në Ankara.

c0djgglvqaal9gs


Arivisti Company