Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Austria dhe BE përkrahin korrigjimin e kufirit por edhe shkëmbimin territorial

Prizren Post | 12:42 - 06.11.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se shteti i tij përkrahë çfarëdo marrëveshje me të cilën pajtohen në mes vete Kosova dhe Serbia.

Kurz ka thënë se ata dhe BE-ja do ta mbështesin edhe korrigjimin e kufirit mes dy vendeve por edhe shkëmbimin territorial.

“Këtu kam një qëndrim të qartë: Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim këtë marrëveshje dhe nëse arrihet askush nuk do të jetë kundër saj”, ka thënë Kurz pas takimit me presidentin Hashim Thaçi.

“Mendoj se kjo është në kuadër të BE-së, çfarëdo marrëveshje, edhe nëse është korrigjim i kufirit edhe shkëmbim territorial e mbështetë edhe BE-ja”, njofton Klan Kosova.


Etiketa:

Bëni një koment