Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hoti: Marrim pjesë në secilën seancë që thirret bazuar në Kushtetutë

Prizren Post | 17:51 - 02.09.2017

“Asnjehere nuk kam thene se nuk marrim pjese ne seance te Kuvendit. Ne do te jemi prezent ne cdo seance te Kuvendit qe thirret ne menyre kushtetuese. Por, duke qene se jane mbajtur gjashte seanca dhe PDK me satelitet e saj e kane bojkotuar procesin e konstituimit te Kuvendit, eshte e pakuptimte te thirren seanca nga kryesuesi i seances derisa nuk qartesohet situata”, ka thënë Hoti, në një reagim në FB.

“Mediet dhe analistet duhet drejtuar pyetjet dhe kerkesat drejt PDK-se perse kjo parti po bojkoton themelimin e institucioneve”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Agim Veliu kishte deklaruar  se deputetët do të marrin pjesë në seancat e Parlamentit. Ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet.

“Duhet me marrë pjesë në seancë, nuk ka nevojë me marr vendim. LDK s’ka marrë vendime për kësi lloj bojkotimesh. Duhet me u zgjedh organet e Kosovës, Kuvendi, e me vazhdu me e procedu qeverinë, kjo nuk është ndonjë problem”, tha Veliu, për indeksonline.


Etiketa:
Arivisti Company