Bahtiri kërkon që të lirohet sulmuesi i tij


E martë, 17 Mars 2015

Mitrovicë – Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka falur sulmuesin e djeshëm A.D. nga Mitrovica.

Këtë vendim ai e ka marrë ende pa u bërë 24 orë nga sulmi i cili shkaktoi reagime të shumta politike në Mitrovicë.

Njoftimin për faljen e sulmuesit i cili bashkë me babain e tij janë në ndalim policor, është bërë i ditur në një komunikatë të komunës së Mitrovicës.

“Unë nuk i di motivet pse më ka sulmuar ai qytetar të hënën. Por jam i bindur, se nuk qëndron ajo që kanë shkruar disa medie se këtë e ka bërë për punë. Familja e tij e ka një biznes, ku ai punon rregullisht dhe nuk i kanë punët keq. Mirëpo, sidoqoftë, unë jam sulmuar në detyrë zyrtare si kryetar i komunës dhe punët institucionale nuk i përziej me ato private. Prandaj, në emër të qytetarëve dhe besimit që ata më kanë dhënë, e kam falë këtë djalë dhe nuk kërkoj asgjë, as nga ai e as nga familja e tij. Nga organet e drejtësisë kërkoj që ta lirojnë menjëherë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Etiketa: ,