E mërkurë, 6 Maj 2015
Mitrovicë – Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të hiqet i ashtuquajturi ‘Parku i paqes’ mbi urën e lumit Ibër.
Ai ka thënë se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, përpos heqjes së barrikadës janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri.
Bahtiri për ‘Epokën e re’ ka thënë se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Ndërsa, duke folur për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën.
Ai ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve.
Etiketa: Agim Bahtiri, Kosovë, Mitrovicë