E mërkurë, 1 Maj 2024
Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Europës, ka deklaruar se asnjë shteti kandidat sikurse Kosovës nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë aq shumë reforma para se të nisin diskutimet për anëtarësim në KE.
Këto komente deputetja greke e cila njëherit ka përgatitur raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë i bëri në një shkrim të publikuar në “European Western Balkans”.
“Për të arritur një opinion pozitiv, u deshën 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, një ekip avokatësh të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritë, ambasadorët, kryetarët serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, OJQ dhe Organizata Ndërkombëtare”.
“Ata gjithashtu kërkuan nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vitesh të rivendosin pronën e Manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e shprehur të pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë të gjatë të marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, që mbi të gjitha të bëhet vendosja e pakicës serbe nën mbrojtjen ndërkombëtare”.
“Asnjë anëtari kandidat nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim mbi anëtarësimin e tij në Organizatë. Kjo është ndoshta arsyeja pse 83% e Asamblesë Parlamentare votuan pro Raportit”.
Më 16 prill, deputetët në Asamblenë Parlamentare votuan në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Pas marrjes së 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare, raporti i Bakoyannis shkon te Këshilli i Ministrave, takim i cili do të mbahet me 16 dhe 17 maj të këtij viti.
Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KE e miratoi raportin e Bakoyannis.
Etiketa: Aktuale, Dora Bakoyannis, keshilli i europes, Kosova