Bale: Ronaldo ma lehtëson punën


E shtunë, 16 Nëntor 2013

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka komplimentuar bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ai po ia lehtëson shumë punën.

Uellsiani po shënon gola dhe po bën asistime pas telasheve në start të sezonti dhe për formën e mirë ai sërish ka falënderuar Cristianon.

“Kur luani me lojtarin më të mirë në botë, kjo ju bën më të lehtë gjithçka”.

“Dhe të luash me të dhe me pjesën tjetër të ekipit është gjë e madhe për mua prandaj ndihem shumë mirë”, shpjegoi uellsiani.

“Sigurisht se kam pasur start të dobët, por tani pasi kam hyrë në formë, vështirë do të jetë që të ndalemi. Unë po filloj të luaj futbollin tim në fushë dhe po kënaqem shumë me jetën në Madrid”, ka thënë Bale.

Etiketa: , ,