Ballkani kaotik dhe bajraktarizmi despotik gjithëshqiptar…!?


E premte, 21 Tetor 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Për disa dekada që do të vijnë, rajoni më i paqëndrueshëm dhe më i rrezikshëm i botës me mundësi të tilla shpërthyese që mund ta zhysin botën në kaos do të jetë Ballkani i ri Global, thotë Zbigniew Brzezinski…!

Siç shihet në Ballkan u hap “Kutia e Pandorës”. Ndodhi ajo që duhej parandaluar. Republika Serbska e B&H, e drejtuar nga nacional-segregacionizmi Serb, mbajti referendumin shkëputes prej Federates nga Dodik më 25 shtator.

U sfidua Shteti i B&H. U poshtërua Akordi i Paqes i Dejtonit (1995), u injorua qeverisja Evropiane. U hap “Kutia e Pandorës” në Ballkan. Kjo do thotë se historia e “fuqisë së barotit” po ringrihet mbi vlerat e normave ndërkombetare dhe proceseve të integrimit Euro-Atlantik. Pas precedentit të Republikës Serbska mund të priten valë referendarje në Vojvodinë, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni e ndoshta edhe në Veri të Kosovës si opsioni më i keq që mund të ndodhë për shqiptarët e Kosovës.

Ballkanit çelësin e “Kutisë së Pandorës” ia solli Precedenti “Krimesë” nga Rusia. Por më parë “Kutinë e Pandorës” e hapi NATO me shpartallimin e Jugosllavisë Titoiste që krijoi sindromën ndoshta të kurdisur midis Rusisë dhe NATO që të ndërhyjë në Gjorgji dhe Ukrainë.

Pa asnje dyshim se ëndrra referendarje anti-Dejton e serbve në B&H nuk u shuajt asnjë çast qysh nga Akordi i Dejtonit si një gjenerator krizash. Mirëpo që ëndrra të shndërrohet në realitet nevojiten shtysa të forta gjeopolitike ndërkombëtare. Në këtë rast shtysat erdhën nga Rusia e Putinit. Putinizmi arriti deri në përdorimin e pazareve diplomatike, duke i kërkuar komunitetit Perëndimorë” të njohë referendumin e Krimesë në këmbin të njohjes së Kosovës nga Rusia!?

Me këtë Putini u deklarua qartësisht se gjeopolitika e tij vendos interesat Ruse mbi parimet dhe normat ndërkombëtare. Presidenti Putin ngjet mjaft me Pjetrin e Madh dhe relativisht edhe me Stalinin… BE si Austro-Hungaria dikur… Kurse Faktorët Ballkanik nuk kanë fuqi të brendshme të ngriten mbi të kaluaren e tyre.

“Kutia e Pandorës” në Ballkan është flakë-hedhës në “Fuqinë e Barotit” që rri e strukur në çdo cep të nacionalizmave Ballkanik. Konstelacioni i shteteve në Ballkan ka shtete të rinj, si Kosova pa shtetësi, shtete të dështuara, si B&H, shtete në tranzicion dilematik, si Maqedonia buzë greminës së ambisit politik. Këto tre kategori shtetesh janë të parat që kërcenohen nga hapja e “Kutisë së Pandorës” dhe aktivizimi i “Fuqisë së Barotit” në Ballkan që mund të filloj me shqiptarët, por pyetja është nga së pari?!

Sipas pohimeve të mëhershme që kam sjellur si fakte të analistëve, ka mundësi ajo të filloj nga Greqia ndoshta duke e rindarë atë me çështjen “Came” në sfera të interesit të treshit Anglo-Amerikan dhe atë Israelit! Por, asgjë nuk është e sigurt, sepse edhe Turqia ngre zërin mbi çështjen greke!

Në Maqedoni dominonë një politik frikrespekti dhe skllavërimi ndoshta qëllimisht e lënë deri në këtë shkallë të durimit për një konflikti të më pasme, ku pala shqiptare ka rrënë në gjendje meskinore. Kurse Shqiptarët (kosovarë) si tërësi etnike e zhytur në Paradigmat fisnore të ngjyruar me mikronacionalizma paradoksale me tendenc ngritjeje në mes shqiptarëve mure Berlini !?

Ish shefi i CIA-s, Stiven Majer, ka deklaruar se së shpejti pritet të ndryshojnë kufijtë e Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë. “Vendi me rrezik më të lartë në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm për shkak të problemeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve ortodoksë, por edhe për shkak të problemeve mes vetë maqedonasve ortodoksë (mendohet për shqiptarët ortodoksë)”!

Në këtë pjesë të botës, ku hartat gjeografike dhe fati i kombeve u dizajnuan nëpërmjet forcës së historisë, ku frikërespekti është ruajtur ndaj forcës fizike, kurse përçmim dhe përbuzje për vlerat shpirtërore. Këtu ekzistojnë fytyra të ndryshme mjerimi: ato plotësohen, njëra tek tjetra.

Periudha tranzitore shqiptare

Periudha jonë shqiptare e di format e ndryshme të mjerimit. Mjerimi mund të jetë materiale dhe shpirtërore. Mjerimi material (Prekshme) ndonjëherë bëhet arsye e rezistencës dhe revoltave, rrënimin e rrugës ekzistuese të jetës, derisa mjerimi shpirtëror dobëson çdo rezistencë dhe kthen jetën në një moçal dhe baltë (një gjendje momentale e shqiptarëve të maqedonisë)!

Atëherë shtrohet pyetja jetike; Kush i fryen përçarjes mes shqiptarëve??

Vërehen qartazi se edhe në fushën e kulturës e veçmas në atë politike mërria mes dy shteteve Shqipëri dhe Kosovë, sa vjen e shtohet, ndonëse Kosova e ka tepruar me doktrinën e saj të rrezikshme “Kombi Kosovar” si në gjuhë ashtu edhe si shtetë”!

Disa intelektual lajthitës të Kosovës dhe të Shqipërisë si Deputeti, shkrimtari e publicisti Ben Blushi, sygjerojnë të mos çanin kokën për fatin e Kosovës duke e quajtur Kosovën si territor i Serbisë. Kështu, nga dy anët e kufirit politik Shqipëri-Kosovë mobilizohen shqiptarë e shqipfolës për t’ia vënë minat identitetit kombëtar, pikërisht në themelet e tij më të fortë, në kulturën e gjuhën e përbashkët.

Blushi e të tjerë identitetin kombëtar shqiptar synojnë ta minojnë duke e paraqitur Kosovën e Shqipërinë si vatra kulture armiqësore të cilët nuk duhet brengosur se nuk u vjen ndonjë “rrezik politik” nga serbia dhe greqia, por nga rreziku nga njëri-tjetri!!?

Serbi Vojisllav Koshtunica, një kohë tha; ”Epiqendra e Luftës në Ballkan do të zhvendosej nga veriu në jug, si konflikt brendashqiptar”!?

A thua këta intelektual si funksionar “dashamirës” nga dyja anët po i fryjnë zjarrit ndërshqiptar të frymzuar nga fjalët të serbit të lartëpërmendur drejt barotit ballkanas të ndihmuar nga fqinjësia sllavo-greke e të mbështetur nga “Fuqitë e Mëdha” perëndimorë për t’i parcializuar ato përmes kaosit…!?

Rreth nesh shohim frytet e mjerimit të përbuzjes së vlerave, shkatërrimin e traditave kulturore, depresioni, korrupsioni, fshirjen e diferencës midis sublime dhe të ulët. Kontrabandistësh, hajdutë dhe kriminelë që zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë oligarkiste shoqërore të tyre! Këto janë monedha jetike të huaj për të eliminuar krenarinë dhe nderin dhe turpin si një kodeks i saj etik.

Flakët të vogla, mezi të dukshme janë të mjaftueshme për të nxitur zjarret të mëdha shkretuese, të paparashikueshme. Pika e urrejtjes shndërrohet në një oqean të urrejtjes. Armiqësia Personale në armiqësi midis kombeve, konfliktet mes vëllezërve në luftërat më të ashpra, në armiq të papajtueshëm dhe gjakmarrës.

Mjerimi krijon karaktere skllavërie në mënyrë të dëshirueshme në të gjitha format e despotizmit. Mjerimi buron jo vetëm nga privimi material, ajo është produkteve dhe më e suksesshme në mendjet e njerëzve. Fatkeqësia mund të krijojë njerëz krenarë dhe të guximshëm, kurse mjerimi krijon të ulët dhe të përulur. Të gjitha format e mjerimit janë poshtëruese. Tmerret e mjerimit depërton në thelbin e njeriut, korrupton, errëson pafajësinë, shkatërron krenarin. Mjerimi është një sëmundje e mendjes njerëzore: ku kthehet i guximshmi në një frikacak, fetari në informatorë, i mençuri në injorant. Kurse nonsensi është forma më e rëndë e shpirtit të njeriut në formën më të keqe të mjerimit shpirtëror si veprim i poshtër.

A thua, me shkaqet e luftërave të fundit në ballkan ishte rikthimi i konflikteve nacio- fetare në rajon që konsiderohet si synim horizontal dhe vertikali fuqive të mëdha për të rivendosur sferat e influencës në këtë zonë shumë delikate dhe të ndjeshme për Evropën. Ndoshta në këtë projekt është thellë e fshehur edhe zënkat mes kombeve ballkanike e posaçërisht ajo mërria mes palëve shqiptare Kosovë-Shqipëri… Ku ja 138 vite (1878 nga Lidhja e Prizrenit) kemi humbur luftën për pavarësinë etnike duke na izoluar fanatizmi intelektual kristian si (Blushat, Kiçot, Don gjergjët si dhe servilët me emëra musliman Buzhalla, Xharrat e abdallat tjerë islamofob) ku me fyerje të skajshme antishqiptare dhe antifetare janë duke ngritur tensione hutie artificiale në mënyrë arbitrare brendashqiptare, ky është mjerrim.

Një kohë me pretekst ëndërrash për shtete të mëdha që ishin faktorë që paraqitën probleme në ballkan nga shovinizmi dhe hegjemonizmi sllavo-grekë në llogari të Fuqive të Mëdha, por që pas një shekulli u kuptua se është një “Mendje e Lartë” që tenton të riaktivizojë sërish shtetet e dizajnuara në kantone edhe më të vogla duke ndihmuar dy palët në konfliktë kundër njëri-tjetrës me pretekst kinse vjenë si shpëtues, por në fakt vetëm nxjerrë Kaos me shkas t’i kontrolloj rrugët strategjike dhe gjeopolitike, si dhe rrugët energjetike më lehtë në tërësi për 100 vitet e arrdhsme. Planprojekt në dukje kryekëput “perëndimorë” e në fakt është “e Magnatëve të Industrisë së Armëve dhe të Parave”, që arrihet të zbatohet përmes Shtëpisë së Bardhë e rrobëruar Amerikane me; NWO ose “Rendi i Ri Botëror”, si i vetmi solucion në ridimensionimin e balancës së forcave ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë!

I vetmi shtetë për të parandaluar këtë rrugë kobzeze që të mos përsëritet edhe njëherë shpartallim i shteteve në minishtete si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Ballkan fuçi barotin që pretendon të godas, si sindrom i vjetër i Antantës. Turqia qëndron suksesshëm ball fuqive të errta të kësaj rirenditjeje botërore me pozicionin dhe politikën që prish planet afatgjata duke e sakrifikuar edhe vetëqenisinë në çdo frymëmarrje të saj. Ajo ka vënë në shënjestër të gllabëruesve shtatin dhe gjithë shpirtin e saj qëndresor. Turqia nuk do të toleroj sërishë të ricopëtohen territoret në juglindje të Anadolisë përmes terrorizmit të PKK & FETO edhe ato Ballkanase përmes mosmarrëveshjeve ndërshqiptare të ushqyera nga (a)miqët e tyre!

Turqia luan një pozicion balancuese duke i’u afruar fuqive të mëdha dhe Rusisë që t;ua paralizoj apetitet e tyre në ricopëtimin e territoreve brenda popujve të të njëjtës gjuhë, sic bënë para një shekulli.

Sot ish Kryeministri Berisha morri guximin të sulmoj Turqinë duke i dalur në mbrojtje Greqisë për marrëveshjen e ujërave detare shqiptare të nënshkruar mes Qeverisë së Berishës me Greqinë më vitin 2009, gjë të cilën Turqia e rrëzoi. Marrëveshja u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pas veprimit nga ana e liderit të opozitës Rama. Pakti Detar famëkeq është vepër antikombëtar e Sali Berishës, që s’mund të krahasohet as me Vermoshin apo me Shën Naumin e Zogut, i cili është një vepër krimi. Ai haptas vihet në krah të Politikës greke, dhe kjo është një lojë e rrezikshme në rajon.

Këto argumente të freskëta konsistojnë në mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë e shtetit kroat dhe ate slloven, këtu ka të bëjë edhe mbështetjen Turke për bosnjën dhe kosovën si dhe mbështetja e fuqive të mëdha që i’a dhanë serbisë me epiqendër në Berlin dhe në ish Jugosllavi.

Politika Turke sot pretendon që të ruaj marrëveshjet e hartuara mes dy fuqive botërore të asaj kohe (Perandoria Osmane dhe Anglo-Franca) e nënshkruar më 1923 në “Marrëveshjen e Lozanës”, që pas skadimit të afatit të dënimit ndërkombëtar që t’iu kthehen territoret e marra si dëmshpërblim popujve të dëmtuar në luftë si humbës të luftës, mes tyre edhe shqiptarët si e drejta ndërkombëtare e tyre. Afat ky që skadon më vitin 2023.

Prandaj, që të anashkalohet dhe zhbëhet kjo marrëveshje mes fuqive të mëdha sot gjitha këto sulme i adresohen faktorit Turqi nga të gjitha fusha të mundshme para arritjes së datës së caktuar, dhe gjithë kjo vetëm me një tendenc të ricopëtohet Turqia nga “Ujqit në Frak” që një ditë sërish të festojnë një fitore edhe më intriguese të rirenditjes hipokrite nga ata !!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.