Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ban: Takimi në Vjenë inkurajim për Sirinë

Prizren Post | 02:41 - 02.11.2015

Vjenë – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka thënë se janë rezultate “inkurajuese”, të takimit ndërkombëtar që është mbajtur të premten në Vjenë për të zgjidhur krizën siriane.

“Përshëndes rezultatet e arritura në takim që janë inkurajuese sepse ekzistojnë pajtime për zgjidhjen e disa pyetjeve kyqe të krizës siriane si dhe vendimi për ta ndalur konfliktin e atjeshëm:, ka thënë Ban pas takimit me presidentin e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer.

SHBA, Rusia dhe Irani ka shprehur mos pajtime të premten në Vjenë për fatin e presidentit sirian Bashar al Asad por janë pajtuar që duhet të vazhdojë dialogu për zgjidhje politike të krizës në Siri.

Pjesëmarrësit e takimit ku kanë qenë përfaqësues të 19 vendeve, kanë ftuar për një proces të ri diplomatik që do të mbahej nga OKB-ja.


Etiketa:
Arivisti Company