Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Banka Ruse, e çon 17% normën bazë të interesit

Prizren Post | 19:00 - 16.12.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Moskë – Banka Qendrore Ruse ka vendosur të bëjë një rritje të padëgjuar ndonjëherë të normës bazë të interesit, nga 10.5 në 17 për qind.

Lajmin e ka njoftuar vetë banka përmes një deklarate për mediat të lëshuar mëngjesin e sotëm.

Në arsyetimin e saj thuhet se kjo rritje është bërë me qëllim që të parandalohet zhvlerësimi i rublës ruse dhe për shkak të rreziqeve nga inflacioni.

Më 15 dhjetor, rubla ruse ka rënë më shumë se 63 pike krahas dollarit amerikan dhe 78 ndaj euros. Kjo do të thotë që monedha rusa ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj karshi dy monedhave perëndimore.

Këtë ulje të vlerës së rublës ruse, analistët ia faturuan rënies së çmimit të naftës dhe sanksionet ekonomike perëndimore kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë.

Rusia ka shpenzuar më shumë se 80 miliardë dollarë në përpjekje për ta parandaluar rënien e rublës, por kjo ka qenë një përpjekje e dështuar.

Një tjetër faktor është edhe ulja e shkëmbimeve monetare ndërkombëtare, pas sanksioneve ekonomik e perëndimore, raporton gazeta Shekulli.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company