Barça fiton “El Classicon” e Kupës


E mërkurë, 27 Shkurt 2019

Reali i Madridit dhe Barcelona zhvilluan përballjen e parë, nga dy të tilla të programuara këtë javë, ndërsa në “Santiago Bernabeu” ishte Barcelona që fitoi dhe festoi kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Camp Nou” 3 javë më herët, mbrëmjen e sotme Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 0-3, falë dopietës së Luis Suarezit dhe autogolit të mbrojtësit francez Raphael Varane.

Vetëm 3 ditë më vonë, të shtunën në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe sërish në “Santiago Bernabeu”, por këtë herë në sfidën e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Takimi ka një rëndësi mjaft të veçantë, pasi Reali do të kërkojë të rikthehet në garë për titullin kampion, ndërsa Barcelona “të vrasë” betejën për kreun, njofton TCH.

Etiketa: , ,
Të fundit