Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Barcelona e fiton derbin, e rrëmben kreun e La Ligas

Prizren Post | 18:56 - 26.02.2017

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e javës në La Liga.

‘Blaugranët’ në udhëtim kanë mposhtur 1:2 Atletico Madridin, në kuadër të xhiros së 24-të.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Rafinha në minutën e 64’-të kaloi në epërsi Barcelonën, për të barazuar në 1:1 Godin në minutën e 70’-të.

Tre pikët Barcelonës ia siguroi Lionel Messi, që u gjend mirë në zonën e vendasve për të shënuar për 1:2 në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitore, Barcelona merr kreun e La Liga me 54 pikë, dy më pak se Reali, që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.


Etiketa:
Arivisti Company