Barcelona i drejtohet UEFA-s pas koreografisë provokuese të tifozëve të PSG-së


E mërkurë, 21 Tetor 2026
Barcelona i drejtohet UEFA-s pas koreografisë provokuese të tifozëve të PSG-së

Barcelona ka vendosur t’i drejtohet UEFA-s pas koreografisë së tifozëve të Paris Saint-Germainit, të shfaqur para ndeshjes mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Në stadiumin “Parc des Princes” u shfaq një banderolë me mbishkrimin “Masakër në stilin parizien”, ku një person i maskuar, i veshur me fanellën e PSG-së, shkatërronte me sharrë elektrike stemën e klubit katalanas.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e konsideron këtë veprim të papranueshëm dhe synon të paraqesë ankesë zyrtare në UEFA, duke kërkuar masa ndaj koreografisë dhe fyerjeve të tjera të shfaqura nga tifozët parisienë./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit