Basha: Qëndresë deri në fitore!


E hënë, 3 Prill 2017

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës së opozitës se janë 200 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi si pasojë i Shqipërisë së varfëruar dhe të shpunësuar nga qeverisja aktuale.

“Sot nuk paguhen më pak taksa. Sot nuk paguhet më lirë energjia. Janë 200 mijë shqiptarë të larguar, që flasin më shumë dhe më mirë se çdo politikan apo gazetar. Janë produkt i drejtëpërdrejtë i një Shqipërie të varfëruar, të shpunësuar… Emigracioni dhe rënia ekonomike janë dramat e përditshme në çdo qytet”, tha Basha.

“Të gjithë po humbin me këtë qeveri. Kanë mbyllur mesatarisht 27 mijë biznese vit për vit”, shtoi kreu i PD-së.

Më tej, Basha tha se “me paratë e narkomafias blihen lobingjet në Europë dhe Amerikë në shërbim të republikës së vjetër të krimit”.

“Kjo është qeveri kriminelësh që do të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin që ka me krimin. E vetmja garanci për fitoren e kësaj beteje epike është bashkimi dhe qëndresa deri në fitore. Me shpifje, mashtrime e presione do të bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, por unë garantoj se nuk tërhiqem nga kjo betejë pa zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeveri teknike”, tha Basha./Top Channel/

Etiketa: , ,
Të fundit