Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Basha “tradhtohet” edhe nga 3 aleatë

Prizren Post | 14:43 - 18.04.2019

TIRANË – Tre kandidatë të tjerë nga listat e PD, kanë dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke shprehur haptazi vendimin e tyre për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht vendimit politik të opozitës për t’i djegur ato.

Artur Rroshi, Nikolin Staka, si dhe Zef Shtefni, mësohet se janë tre emrat e rinj ëq kanë dorëzuar paraditen e së enjtes në KQZ formularët e dekriminalizimit.

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretisht: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, PLDN, janë tre emrat e rinj të cilët pritet që t’i bashkohen Kuvendit.

4 deputetë marrin mandatin nga KQZ
Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.

Kështu KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, Andi Përmeti.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listen shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Piciri.

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare, njofton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company